Haliti: Mosmiratimi i speciales, dëmtim i pariparueshëm për Kosovën

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se Kuvendi do duhej të mbante seancë të shpejt dhe ta miratoj specialen, në të kundërtën nëse Kuvendi shkon në pushim pa e miratuar do të ishte papërgjegjësi dhe një dëm i pariparueshëm për Kosovën.
Haliti i bëri këto komente pas mbledhjes së kryesisë, ku tha se kishin një takim konsultativ rreth organizimit të administratës.
Ai tha se në këtë mbledhje nuk u bisedua për specialen sepse nuk kanë pasur asnjë material për ta shqyrtuar.
“I dini problemet me mosvotimin e ligjit. Grupet parlamentare kanë përgjegjësi apo krerët që të marrin vendime përkatëse. Ju i dini këshillat edhe nga ndërkombëtarët që kanë ardhur. PDK ka bërë përpjekje për të pasur komunikim edhe me partitë tjera por nuk ka ndonjë rezultat apo ndonjë marrëveshje