Ibra i thotë ‘PO’ Milanit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Zlatan Ibrahimovici ua ka bërë të ditur drejtuesve të Milanit se i pëlqen ideja e kthimit në San Siro dhe tash u mbetet atyre që t’i zgjidhin gjërat me Paris Saint-Germainin.
Rossonerët po përpiqen ta kthejnë sulmuesin suedez, si pjesë e planit për rikthimin namit të klubit të madh italian.
Sipas Sky Sport Italia, gjatë ditës së martë Adriano Galliani është takuar me përfaqësuesin e lojtarit, Mino Raiola dhe ka biseduar personalisht me Ibran në telefon.
Sulmuesi ka pranuar të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Milanin, mirëpo problemi qëndron te PSG që nuk pranon ta lejojë largimin e 33-vjeçarit.
Kontrata e Ibras me klubin francez është valide deri në qershor të vitit të ardhshëm, ashtu që Milani duhet të paguajë për prishjen e saj. /Telegrafi/