Policia italiane ka arrestuar dy persona njëri shtetas i Tunizisë dhe tjetri i Pakistanit si të dyshuar se kanë planifikuar sulm terrorist në Itali.
Ata porositë kërcënuese i kanë publikuar nëpërmes internetit.
Ata janë arrestuar në qytetin Brescia , që gjendet afër Milanos , thuhet nga policia italiane, ndërsa transmeton Reuters.
Tuniziani 35 vjeçar në Twiter ka publikuar porosi kërcënuese me nënshkrim të ISIS-in ndërsa ka treguar edhe lokacionet e sulmit si ajo Koloseumi në Romë dhe Katedaralja në Milano.
Organet e sigurisë së Italisë para disa muajsh kanë ngritur alarmin për shkak të rrezikut të sulmeve në ambasada, Sinagoga, kisha, Vatikan dhe në vendet tjera në të cilat mblidhen turistët në Itali.
