17-vjeçarja ka realizuar ndërhyrje të mëdha, aq sa e ka rritur veten me 10 vjet. Kirurgu plastik Mark Ho Asjoe në një studim për revistën “Closer” ka listuar VIP-at që kanë kryer më shumë ndërhyrje në pamjen e jashtme dhe një prej tyre ishte dhe Kylie Jenner.
Ajo ka injektuar mbushës tek buzët dhe mollëzat, ka ndryshuar pamjen e hundës së saj dhe mund të ketë ndryshuar nofullën. Dr. Asjoe shtoi gjithashtu se bukuroshja e televizionit mund të ketë kryer edhe një ndërhyrje në sy, pasi sytë e saj duken më të mëdhenj.
