Aroma e cigares e cila ngjitet shumë shpejtë në rroba jo vetëm të duhanpirësit por edhe të te tjerët që rrinë pranë, e që për shumicën është bezdisëse. Dhe pikërisht për këta të fundit tani ka lajme të mira.
Janë disa mënyra më të cilën mund të largojmë këtë aromë në mënyrë natyrale dhe të lehtë.
- Në dollapin e rrobave vendosni një karafil.
- Nëse nuk keni kohë të lani rrobat që mbajnë erën e cigares, atëherë mbani rrobat në ajër të pastërt për disa orë.
- Përziej në një enë ujë me sodë buke dhe zbutës të rrobave me aromë. Me atë lëng spërkatini rrobat dhe lini të qëndrojnë për disa orë.
