Jabllanoviq: Kurrë nuk do ta heq fjalën “Kosova dhe Metohija”(VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryetari i Listës Serbe Aleksandër Jabllanoviq, ka përdorur shprehjen “Kosova dhe Metohija” edhe sot gjatë një konference për shtyp ku doli të jap shpjegime se nuk do të largohet nga pozita e kryetarit të kësaj partie.
Kjo, pasi që atij i ishte kërkuar që të jap dorëheqje nga kjo pozitë.
Në këtë konferencë ai tha se ato kërkesa kanë qenë qesharake dhe se nuk e ka ndërmend që të largohet nga kjo pozitë.
E kur nga goja e tij doli shprehja “Kosova e Metohija”, ai u pyet nga gazetarët se kur do ta heq këtë fjalë.