Janë gjetur kësisoj faqet e Kuranit që mendohet të jetë më i vjetri në botë, në Universitetin e Birminghamit.
Manuskripti mendohet të jetë i vjetër 1370 vite, ndërsa ka mbetur i panjohur në librari për gati një shekull. Ai ka qenë i përzier me dokumente të tjera nga Lindja e Mesme dhe libra të kësaj periudhe.
“Është e pabesueshme që kemi faqet më të vjetra të librit të shenjtë këtu. Kur kemi bërë testin e radiacionit e zbuluam këtë gjë” thotë Susan Worall. Dokumenti është në gjuhën arabe dhe është pjesë e koleksionit Mingana Collection.
