Policia meksikane vazhdon kërkimin për të kapur baronin e drogës, Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, i cili u arratis para pak ditësh nga një burg i sigurisë së lartë.
El Chapo vlerësohet si njeriu më i kërkuar në botë.
Ndërkohë fëmijët e tij duket se e shijojnë jetën në nivelet më të larta.
Në profilet e tyre në rrjetet sociale ata postojnë foto nga jeta luksoze me makina të shtrenjta, festa të shfrenuara dhe me kafshë të egra si kafshë shtëpiake.
Guzman, 60 vjeç, ka tre djem dhe një vajzë.
Pasuria e tij mendohet se shkon deri në 3 miliardë dollarë.






