Kusari Lila: Kemi ngritur kallëzim penal ndaj AAK-së

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka deklaruar se rrugët e nisura për ndërtim me participim të qytetarëve, kanë qenë projekte mashtruese nga ish qeverisja, ku janë marrë mjetet nga qytetarët për ndërtimin e rrugëve, ndërkohë që nuk kanë qenë as të planifikuara, as të buxhetuara, dhe kanë nisur pa asnjë mbulesë.
Kusari-Lila këto komente i bëri gjatë një debati me qytetarë në të cilën ka prezantuar punën për periudhën e parë gjashtëmujore të këtij viti.
Në fokusim të realizimit të punës për këtë periudhë, Kusari Lila ka vënë theksin në përkushtimin për përmirësimin e klimës së biznesit, vlerësimin dhe ngritjen e kapaciteteve të administratës, zgjidhjen e problemeve bazike të infrastrukturës, jetësimin e projekteve të ujit dhe të rregullimit të infrastrukturës.
Ajo ka potencuar projektin e zgjerimit të rrjetit të ujësjellësit e cila financohet nga qeveria zvicerane. Ky projekt do të shtrihet në fshatrat e Dushkajës si Rakoc, Bardhaniq, Zhabel, Gërgoc, Kralan dhe Shqiponjë, po ashtu është në fazën finale edhe përRekën e Mirë, projekti për Rekë të Keqe dhe Lugut të Çaragojës.
Në këtë fushë është prezantuar edhe projekti me bashkëfinancim të Komunës dhe tà « KRU “Radoniqi”, me ç ‘rast do të përfitojnë banorët e fshatrave Skivjan, Osek Hylë, Novosellë e Epërme, Bitesh dhe Rezinë.
Nga kryetarja Mimoza Kusari Lila është veçuar edhe themelimi i Drejtorisë Rajonale të Policisë që nga fillimi i këtij viti, mandej janë numëruar disa realizime të projekteve për punësim, siç është hapja e fabrikës së tekstilit “Intertex” me njëqind punëtorë, ndërmjetësimi dhe marrëveshja me kompaninë e sigurimeve “BesaSecurity” ku janë punësuar mbi njëqind veta, si dhe është në proces hapja e fabrikës së lëkurës, fabrika e IMN-së “Al Trade”, dhe miniera e kromit në Devë.
“Kërkesat e qytetarëve kryesisht kanë qenë të natyrës së ndërtimit dhe të rregullimit të infrastrukturës, kryesisht të kanalizimeve, ujit, rrugëve, shkollave, etj. Në veçanti ka pasur ankesa për rrugët të nisura për ndërtim me participim të qytetarëve në anë të ndryshme të territorit të komunës, të cilat që sa vite kanë mbetur të papërfunduara”, thuhet në një komunikatë të Komunës së Gjakovës.
Kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila, përmes një liste faktike ka theksuar se: “Këto kanë qenë projekte mashtruese nga ish qeverisja gjatë fushatës për vota, ku janë marrë mjetet nga qytetarët për fillimin e ndërtimeve të rrugëve, ndërkohë që ato projekte nuk kanë qenë as të planifikuara, as të buxhetuara, dhe kanë nisur pa asnjë mbulesë”.
Për këtë shkak, ka shtuar më tej kryetarja Mimoza Kusari Lila, edhe është ngritur kallëzim penal për këto mashtrime ndaj qytetarëve.
Duke dhënë përgjigje ndaj kërkesave të qytetarëve, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka potencuar mundësitë e vogla buxhetore për realizimin e të gjitha kërkesave dhe projekteve, megjithatë ajo ka theksuar se Komuna e Gjakovës po respektohet nga donatorët, posaçërisht nga qeveritë zvicerane dhe gjermane të cilët po ndihmojnë jashtëzakonisht shumë në realiziminprojekteve.