Ministria e Shëndetësisë (MSH) në Maqedoni njofton se pas vizitës së ekipit mjekësor në Qendrën për Pritje në Gazi Babë, tek emigrantët nuk janë gjetur simptoma apo efekte të sëmundjeve infektive ose të lëkurës.
Sipas komunikatës së kësaj ministrie,citon Alsat-M, ekipet mjekësore kanë hasur te persona me simptoma zhuge dhe prani të morrave, ndaj të cilëve është kryer intervenim mjekësore dhe i është siguruar terapi për parandalimin e zgjerimit të simptomave të tillë në përmasa epidemike.
Gjatë ditë së sotme gjithashtu është duke u kryer edhe dezinfektimi dhe tymosja e hapësirës së Qendrës për Pritje. Nga Ministria e Shëndetësisë sigurojnë se ekipet e formuara do të qëndrojnë gjatë gjithë kohës në qendër për t’i ofruar vazhdimisht ndihmë mjekësore të nevojshme për emigrantët.
