Moti: Deri enjten me diell, fundi i javes me shira lokale

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të cilat burimin e kan nga
Afrika Verior.Këto masa do të jenë të qëndrueshme në pjesën dërmuese të javës që po
hymë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, kurse
maksimalet e ditës, nga dita e hënë deri të mërkurën, do të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius. Të enjtën ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu.
Pjesa qendrore dhe veriore e Kontinentit do të jetë nën ndikimin e masave të
paqëndrueshme të ajrit të cilat do të kushtëzojnë një mot jostabil me reshje shiu, derisa e gjithë pjesa tjetër e Kontinentit do të ndikohet nga masat e thata dhe të nxehta të ajrit të përcjelluar me pak vranësira dhe kthjellime dominuese.
Sipas parashikimeve te Institutit Hidrometeorologjik te Kosoves, edhe përgjatë vijës bregdetare pritet të mbajë mot i nxehtë me temperatura tipike
verore. Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet 17-23 gradë Celsius, derisa
maksimalet e ditës do të lëvizin nga 31-38 gradë celsius. Shtypja atmosferike do të
pësojë zbritje diten e merkurë dhe si rezultat i kësaj zbritje në ditët vijuese do të ketë edhe rënje të lehta të temperaturave maksimale. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-5m/s.