Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se shpërthimi në Korenë e Jugut i Sindromit Respirator të Lindjes së Mesme, i njohur si virusi MERS, është “thirrje për zgjim” dhe u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të jenë më vigjilente. Paralajmërimi vjen pasi Koreja e Jugut ka raportuar vdekjen e 20-të nga ky virus./21Media
