Policia nuk gjeti helm tek të arrestuarit, avokatja thotë se u keqkuptua

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, e ka demantuar lajmin e publikuar se në çantën e njërit nga pesë të arrestuarit e djeshëm është gjetur helm që mendohet se do të hidhej në liqenin e Badovcit.
Ai ka thënë për KosovaLive se ky lajm nuk është i vërtetë.
“Ju rikonfirmojmë se nuk është gjetur asgjë e dyshuar për ndonjë helmim të ujit”, ka thënë shkurt ai.
Rikujtojmë se mediat në vend kanë raportuar për gjetjen e një sasie të helmit në çantën e Enis Latifit nga Vushtrria, i cili u kap dje bashkë me katër persona tjerë që dyshohet se janë të lidhur me terrorizëm.
Edhe avokatja mbrojtëse e Enis Latifit, Sabrije Jashari, e ka demantuar një gjë të tillë.
Ajo ka thënë për KosovaLive se nuk është e vërtet që është gjetur helm ashtu siç kanë raportuar mediat.
“Nuk është e vërtet se është gjetur helm në çantë. Jemi keqkuptuar. Ju lutem ta demantoni këtë lajmë sa më shpejtë, sepse tani unë jam në seancë”, ka thënë Jashari.