Vera ende nuk ka filluar zyrtarisht, por temperaturat janë duke u ngritur për çdo ditë. Ja disa propozime të mira.
– Shtrihuni në dysheme: Ajri i nxehtë ngrihet në lartësi, kështu që nëse keni nevojë për t’u freskuar në shpejtësi, shtrihuni në dysheme. Ndoshta dyshemeja nuk është vendi më i këndshëm për të pushuar, por të paktën do të keni një kohë të shkurtër larg nga të nxehtit në ajër.
– Merrni frymë thellë: Edhe një frymëmarrje e thellë mund t’ju ndihmojë të freskoheni. Joga njeh teknikat e frymëmarrjes ku ajri thithet me gojë duke mbajtur gjuhën e tërhequr prapa. Kjo teknikë duhet të ndihmojë trupin për lirimin e stresit, por edhe të zvogëlojë temperaturën e trupit. Nëse nuk jeni në gjendje për të marrë frymë në këtë mënyrë, vetëm merrni frymë nëpërmjet gojës tuaj dhe nxirrni frymën thellë nëpër hundë.
– Mbulohuni: Edhe pse shumica e njerëzve preferojnë të qëndrojnë të zhveshur sa më shumë që të jetë e mundur gjatë verës, do të ishte më mirë që të veshim rroba që mbulojnë trupin. Ajo që duhet të keni kujdes është se veshjet duhet të jenë të bëra nga materiale natyrore. Në këtë mënyrë mbrohet trupi nga rrezet direkte të diellit, shkruan gazeta Zëri.
– Mos u freskoni me duar: Sado që kjo tingëllon çuditshëm, mos u freskoni me duar. Edhe pse në atë mënyrë do të freskoheni përkohësisht, një veprim i tillë kërkon shumë energji dhe në një periudhë më të gjatë do të rrisni temperaturën e trupit. Nëse doni të freskoheni, përdorni një copë më të madhe të letrës apo një flladitëse, sepse vala e ajrit do të jetë më e fortë, kurse në këtë mënyrë do të shpenzoni më pak energji.
– Konsumoni ushqim djegës: Kjo ndoshta nuk tingëllon si një ide e mirë, por vërtet funksionon. Ushqimet djegëse mund të ndihmojnë për t’u freskuar duke larguar temperaturën e trupit nëpërmjet djersës.
– Mbyllni perdet: Gjatë ditës mbyllni perdet në dritare për të penguar rrezet e diellit të depërtojnë në dhomë. Ndoshta kjo nuk do të jetë e këndshme në qoftë se jeni në shtëpi gjatë gjithë ditës, por do të shmangni që mobilet në shtëpi të ngrohen, duke bërë edhe më të ngrohtë temperaturën në dhomë.
– Veshin ngjyra të ndritshme: Ngjyrat e errëta tërheqin më shumë dritë dielli, kështu që gjatë verës duhet të qëndroni larg nga ngjyra e zezë. Jo vetëm se është një gjë depresive për të veshur rroba të zeza gjatë verës, por do të jetë shumë më e ngrohtë sesa në qoftë se vishni rroba me ngjyrë të ndritshme. Zgjedhja më e mirë për të nxehtit të verës është ngjyra bezhë, e bardhë dhe ngjyrat pastel të ndritshme, shkruan Zëri.

