Rama: Asnjë i varfër nuk do mbetet pa shkollë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Duke parë reagimet dhe pakënaqësitë që u shfaqën nga studentët, pedagogët dhe opozita për Ligjin e ri të arsimit të lartë, kryeministri Rama ka dhënë sot një prononcim për shtyp ku ka shpjeguar anën pozitive të kësaj reforme. Për Ramën ky ligj është mishërim i një reforme revolucionariuzese në sistemin e arsimit të lartë dhe me këtë ligj shkohet në Evropë.
Sipas kryeministrit shteti do të mbështesë të gjithë studentët e varfër por dhe të talentuarit, dhe do të financojë disa degë të rëndësishme për tregun e punës.
“Produkti është absolutisht shumë i mirë, ndërkohë që është për të ardhur keq që kundërshtia që bëhet në emër të të varfërve duke spekuluar në mënyrën më të padenjë dhe duke gënjyer në mënyrën më të papranueshme. Ligji garanton konkurrencë vlerësim të meritës dhe garanton që asnjë i ri apo e re që ka dëshirë të ndjekë universitetin dhe që e meriton të ndjekë universitetin të mos pengohet nga varfëria në familje, sepse është shteti që do të mbështesë të gjithë fëmijët e shtresës së varfër për të kryer studimet,” tha kryeministri Rama.
Për më tepër, sipas tij ligji, e kthen Shqipërinë në kohën evropiane. Me këtë ligj mbështeten financiarisht të gjithë ata që janë të shkëlqyer dhe ajka e studentëve.
Sipas Ramës ligji i jep fund ndërmarrjeve private në arsim; pra nuk lejohet më që të ketë universitete që funksionojnë si ndërmarrje private. Financimi shtetëror apo privat shkon në drejtim të së mirës publike dhe arsimitpublik.
Rama dha garanci se kursimet e shqiptarëve nuk do të shkojnë më dëm siç kanë shkuar rëndom , dhe mundimet e të rinjve nuk do të shkojnë më kot.
“Jemi në Evropë me këtë ligj, do hyjmë në Evropë duke implementuar këtë ligj”, tha kryeministri, duke shtuar se implementimi i ligjit nis vitin e ardhshëm.
“Ligji sigur on financimin e shtetit për të gjitha degët prioritare apo ato që shteti mbron për interesin kombëtar dhe publik, duke filluar nga matematika, anglishtja, albanologjia e me radhë, ose radhën e ndryshoni si të doni. Pra është shumë e rëndësishme të theksohet se ky është një ligj që i hap rrugën për ta kthyer Shqipërinë në kohën e re evropiane pas 20 e kusur vitesh degradim, zvarritje, kaos, korrupsion dhe mbi të gjitha privilegje të pamerituara për një kastë e cila është financuar nga buxheti i shtetit dhe kurrë nuk ka kthyer mbrapsht investimin e madh që publiku shqiptar ka bërë në buxhetin e shtetit. Po ashtu ligji i jep fund ndërmarrjeve private në arsim. Nuk lejohet më që të ketë universitete që funksionojnë si ndërmarrje private. Financimi shtetëror apo privat shkon në drejtim të së mirës publike dhe arsimit publik. Të gjithë janë të barabartë , konkurrencë dhe meritë,” tha kryeministri Rama.