Sot në orën dymbëdhjetë, do të bëhet rivarrimi i 21 trupave të viktimave nga fshati Çikatovë e Vjetër të komunës së Drenasit, të cilët janë vrarë dhe janë zhdukur që nga viti 1999.
Megjithatë, dje u bë pranim-dorëzimi i dokumentacionit, dhe njoftimi i familjarëve të 21 të vrarëve nga Departamenti e Mjekësisë Ligjore. Trupat e këtyre viktimave janë gjetur në vitin 2014 gjatë gërmimeve në Rudnicë të Rashkës.
Gjithashtu, disa ditë më parët janë rivarrosur 28 trupa nga fshati Rrezallë të cilët po ashtu janë gjendur në varrezën e Rudnicës./21MEDIA
