Shkup: Në gjykatë pranohet vetëm 1 shqiptar

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Gjykata Themelore Shkup 2 po maqedonizohet me të madhe. Konkursi i fundit në këtë gjykatë u përmbyll duke u pranuar 36 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar. Rezultatet përfundimtare u publikuan dy ditë më parë.Ndryshe, Gjykata Themelore Shkup 2 vazhdon të udhëhiqet nga një ushtrues detyre maqedonas, në vend që në krye të saj të emërohet drejtuesi (gjykatës) shqiptar.
Në prill mbushen 2 vite që kur gjykata mbeti pa kryetar, pasi ai i fundit, Beqir Shahini, në qershor të vitit 2013, u emërua anëtar i Këshillit Gjyqësor Republikan, njofton Zhurnal.
Edhe pse pozita e kryetarit të Gjykatës Themelore Shkup 2, me të drejtë, duhet të udhëhiqet nga një gjykatës shqiptar, Këshilli Gjyqësor Republikan vonon ta bëjë emërimin.
Katër anëtarët shqiptarë të Këshillit janë të pafuqishëm të imponojnë vendimet e tyre.
Si pasojë, Gjykata Themelore Shkup 2 do të vazhdojë të udhëhiqet nga një gjykatës maqedonas i caktuar si ushtrues detyre i cili organizon konkurse për pranimin e puntorëve të rinjë ku ekskluzivitet kanë vetëm maqedonasit.
Përballë kësaj situate, edhe politika shqiptare duket e pafuqishme, meqë gjyqësori në parim dhe në përkufizim është i pavarur nga ekzekutivi dhe legjislativi.