Medvegjasit janë larguar vetëm disa metra nga pikë-kalimi që lidhë Kosovën me Serbinë në Mutivod, duke insistuar në kalimin e tyre në Serbi, në mënyrë që të shkojnë në Metvegjë për të votuar.
Në këto momente ata janë duke e pritur kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar Jonuz Musliu dhe kryetarin e Bujanovcit. Ata thonë se nuk do të largohen nga ky vend.
Ndërkohë, kryetari i Partisë i Partisë Demokratike, dega në Medvegjë, Bajram Mustafa tha se po ndodhin gjëra që rrallë kush i kishte paramenduar se mund të ndodhin.
“Ne që nga mëngjesi jemi me organet e pushtetit në Metvegjë, ministrisë së punëve të brendshme, ku ata premtojnë se për pesë minuta thonë se do të ngritët sistemi dhe për një herë thonë se ka rënë sistemi. Sipas neve ky është një apstraksion direkt i shtetit me marrëveshje me kënd, do të shihet në të ardhmen “, ka thënë ai.
…………………………
Shqiptarët përplasen me policinë serbe
Pas pritjeve të gjata në pikë kalimin Mutivod, medvegjasit janë përplasur me policinë serbe, të cilët po arsyetohen se askush nuk mund t ë hyjë në Serbi për shkak se kanë probleme me sistem të regjistrimit.
Qytetarët të cilët janë nisur për të votuar në zgjedhjet lokale në Metvegjë, janë duke pritur në këtë pikë kufitare që nga ora 07:00 e mëngjesit. Ata janë tensionuar dhe kanë mësyrë kufirin për ta kaluar me dhunë por janë kthyer nga policia serbe./Sh.Ahmeti/
…………………………
Bllokohet pikë kalimi Kosovë-Serbi
Qytetarët nga Kosova që ia kanë mësyrë Metvegjës për të votuar nuk po lejohen të hynë në Serbi. Kjo po ndodhë në pikë-kalimin Mutivod, pikë kjo e cila është e bllokuar nga dy anët.
Dhjetëra autobusë dhe vetura që kanë tentuar të hyjnë nga Serbia në Kosovë janë kthyer mbrapsht për në Serbi.
Kështu thonë për KosovaPress, familjarët që kanë dal për t’i pritur të afërmit e tyre në pikë-kalimin Mutivod. Ata thonë se kolonat e automjeteve arrin deri në një kilometër.
Kolona e gjatë është edhe në pjesën e Kosovës, të cilët ia kanë mësyrë Medvegjës. Megjithatë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë KosovPress-it nëpërmjet telefonit se Policia e Kosovës në bazë të detyrave dhe autorizimeve që ka, po kryen me kompetencë të gjitha detyrat e saj në funksionim të garantimit të lëvizjes së lirë.Ai shtoi se ka informata që në pikën kufitare Mutivod, nga pala tjetër e kufirit ka pengesa të herë pas hershme në sistemin e regjistrimit për automjetet dhe personat, ku edhe po krijohen vonesa dhe pakënaqësi të personave që po lëvizin në atë pjesë.









