Sipas organizatorëve gjatë ditës së sotme do të shfaqet edhe monodrama nga Bosnja e Hercegovina Me kë,me çka…në UEU”, ndërkaq në mbrëmje do të shfaqet shfaqja e nikoqirëve “Palaçot binjak” që do të prezantohet nga MonoAKT+.
Në Pejë, në Teatrin Profesionist “Istref Begolli”, sonte do të përmbyllet festivali ndërkombëtar MonoAKT, në të cilin janë prezantuar shfaqje nga vende të ndryshme. Sipas organizatorëve gjatë ditës së sotme do të shfaqet edhe monodrama nga Bosnja e Hercegovina Me kë,me çka…në UEU”, ndërkaq në mbrëmje do të shfaqet shfaqja e nikoqirëve “Palaçot binjak” që do të prezantohet nga MonoAKT+. Krejt në fund do të ndahen edhe çmimet për më të suksesshmit e festivalit.
