Oda e Avokatëve të Kosovës shënon “Ditën e Avokatisë 2015” dhe 42 vjetorin e themelimit të saj, me manifestime që do të mbahen sot dhe nesër në Prishtinë.
Ceremonia qendrore e manifestimit të Ditës së Avokatisë do të mbahet sot, në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë, me fillim në orën 10:00.
Gjatë manifestimit dy ditor janë paraparë edhe një konferencë me temë: “Problemet e avokatisë në raport me noterinë dhe ligjin e procedurës kontestimore”, mbledhja e Komitetit PECO e Këshillit të Odave te Avokateve të Evropës (CCBE), ofrimi i ndihmës juridike falas, dhurim vullnetar i gjakut, si dhe një gjykim i improvizuar i praktikantëve./Kp/
