Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se asnjëherë nuk është larguar nga LDK, mirëpo atë e kanë larguar.
Këto komente i bëri në emisionin ‘Interaktiv’ të KTV-së duke shtuar “Unë nuk jam larguar asnjëherë nga LDK-ja, por më kanë larguar. Kur e kam parë se janë pjekur kushtet për t’u kthyer sërish, e kam marr këtë veprim”, ka thënë Tërmkolli, ndërsa ka theksuar se kthimi i saj ka qenë krejtësisht i natyrshëm, citon Koha.net.
“Pas Kuvendit të Gjashtë të LDK-së, në atë Kuvendin ku pati dhunë, më kanë larguar nga partia”, ka shtuar ajo.
Ajo ka thënë se kur ka dhënë dorëheqje nga AAK, Haradinaj e ka falënderuar atë për kontributin e saj në parti./ 21MEDIA
