Thaçi uron shtetet myslimane për Kurban Bajram

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar telegram urimi për festën e Kurban Bajramit edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Arabe.
Në telegramin e urimit të zëvendëskryeministrit Thaçi thuhet se “në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, më lejoni të shpreh urimet e mia për ju në këtë ditë të bekuar. Urojmë që kjo festë, e cila përfaqëson sakrificën dhe unitetin do të sjellë më shumë paqe dhe bashkëpunim mes popujve”, thuhet në telegram.
Më tej Thaçi ka shtuar se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve tonë po vijnë duke u thelluar. “Urimet më të mira në këtë ditë të gëzueshme. Eid Mubarak”, thuhet në telegramin e urimit për ndër të festës së Kurban Bajramit.