Turqia e Shqipëria, vendet e preferuara për pushuesit kosovarë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në këto ditë të nxehta vere shumë mendojnë vetëm për pushime, kryesisht për të qenë sa më pranë detit. Janë ditët e korrikut dhe ka nga ata që i kanë planifikuar pushimet e tyre, por të shumtë janë edhe ata që vendosin në çastin e fundit.
Sipas disa agjencive turistike në Prishtinë, të cilat kanë përgatitur top ofertat në fillim të qershorit, edhe këtë vit vendin e parë e mban Turqia. Destinacioni ku preferojnë të shkojnë më shumë pushuesit nga Kosova janë vendet si Antalia, Belek, Kemer, Alania etj.
Çmimet mbeten të njëjta në disa agjenci sikur vitin e kaluar. Këto çmime mesatare në bregdetet e Turqisë vazhdojnë të jenë të ndryshme prej 500 deri 1000 mijë euro e më lartë.
Por ka një numër të madh të qytetarëve që zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e tyre. Pjesa më e madhe zgjedhin pushimet në Durrës, Shëngjin, Velipojë, Dhërmi etj, pasi çmimet janë më të lira.
Zyrtarja e lartë në agjencinë turistike “Fibula” në Prishtinë, Fidane Ymeri tha për KosovaPress se në pakon e ofertave për muajin korrik dhe gusht ofrojnë Turqinë me çmim 270 euro, ku përfshihet bileta e aeroplanit, tak sat dhe akomodimi në hotel.
Për çmimet, Ymeri tha se nuk kanë ndryshuar krahasuar me vitin e kaluar. Ajo tha interesimi është i madh dhe se çmimet po mundohen t’i përshtatin secilit buxhet si për rini, ashtu edhe për familjarë.
Ajo ka shtuar se kjo agjenci aranzhon udhëtime edhe për bregdete të tjera siç janë: Bullgaria, Greqia etj, por në këto vende ka më pak kërkesa për faktin se këto shtete aplikojnë viza, ndërsa Turqia jo.
Ndërkaq, menaxherja në agjencinë turistike “Kosova Travel”, Mimoza Bahtiri, tha se kjo agjenci ka përgatitur pakon me oferta për këtë vit dhe se shumica e kërkesave janë për Antali.
Përfaqësuesja e kësaj agjencia tha se çmimet janë prej 550 euro për një person deri 1 mijë e 100 euro për qift (një javë). Kurse, tash pas festës së Bajramit çmimet janë pak më të larta për faktin se janë shtuar edhe kërkesat.
Ndërkaq, menaxheri në agjencinë turistike “Vas Tour”, Fisnik Dragusha, tha për KosovaPress se për veç Turqisë i cili po dominon prapë, sivjet kanë edhe oferta tjera që janë bërë atraktive, duke përfshirë edhe destinacionet tropikale siç janë ishujt Maldive, por edhe destinacionet tjera për rreth siç është Greqia, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Drejtuesi i kësaj agjencie tha se këto ditë, pas Bajramit ka qenë një vërshim ekstrem i diasporës që kan ë ardhur në Kosovë, dhe fatkeqësisht jo shumica prej tyre kanë arrit të gjejnë vende nëpër hotelet e Turqisë.
Oferta mesatare dhe më e kapshme e një hotel të mirë për pushim të mirë kapet me 450 deri 550 euro për një person për shtatë netë. Ai tha se vitin e kaluar hoteli i kualitetit të njëjtë nuk ka mundur të blihet me këtë çmim. Kjo ka ndikuar për shkak siç tha ai të rënies së tregut rus në Turqi… Ai tha se varësisht se çfarë klienti kërkon por më e lirë ose mestare është 700 euro.
Kurse, qytetarët në vendin tonë thonë se do të jenë pushues në bregdetin shqiptar, pasi është bërë tradicionale dhe xhepi i tyre i përgjigjet ofertave turistike. Planifikojnë Durrësin pasi edhe mjetet financiare të cilat i kanë ndarë për pushime janë të pakta.
Fadil Feka tha se do të shkon në pushime dhe do të jenë me shoqen e vet turistë në D urrës.
Edhe Mergim Konushevci, i cili gjendet me punë të përkohshme në Belgjikë tha se për KosovaPress se ka ardhur në Kosovë dhe planifikon që dhjetë ditë të pushoi në plazhin e Durrësit.
Ndryshe, viteve të fundit është rritur numri i turistëve nga Kosova që po i kalojnë pushimet në Turqi. Brenda një viti gati 20 mijë qytetarë nga Kosova kalojnë pushimet në Turqi. Kjo ka ndikuar edhe në heqjen e vizave për kosovarët nga ky shtet. Edhe bregdetet shqiptare janë bërë mjaft të frekuentuara gjatë vikendeve.