Veseli ua uron besimtarëve islam Kurban Bajramin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam me rastin e festës së Kurban Bajramit.
“Të gjithë besimtarëve islam në Republikën e Kosovës, gëzuar festa e Kurban Bajramit. Mesazhi i kësaj feste është një vlerë e përhershme, sepse na përcjell idenë madhështore se adhurimi i Zotit, mbi të gjitha, nënkupton dashuri, mirëkuptim dhe solidaritet mes njerëzve. Kjo është festa që bashkon besimin fetar me kauzën e humanizmit”, thuhet në urimin e Veselit.