Perëndimi do të kërkojë që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, por kjo nevojë edhe për pak kohë, vlerësojnë në Serbi.
Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizim, ka komentuar gjetjet e gazetës serbe “Blic”, se kancelaria gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës në Beograd do t’i kërkojë Serbisë që të rregullojë marrëdhëniet me Kosovën sipas modelit të Gjermanisë Lindore me atë Perëndimore gjatë periudhës deri në vitin 1990, të cilat nuk kishin bllokuar njëra-tjetrën në OKB edhe pse nuk e kishin pasur njohje reciproke, transmeton lajmi.net.
“Gjërat duhet të shkojnë hap pas hapi, së të përfundohet i ashtuquajturi normalizim i marrëdhënieve, pasi kryeministri Vuçiq do ta kishte shumë të vështirë t’ua shpjegonte votuesve në rast se ai do të pranonte që Kosova të pranohej në OKB. Për shkak të faktit se kemi zgjedhje siç janë ato lokale, dhe kjo do të ishte një shkatërrim për të dhe partinë e tij. Por duhet pasur parasysh edhe faktin tjetër se Vuçiq gëzon besimin e Gjermanisë, dhe nuk duhet pritur se Merkel do të bëjë shumë presion në këtë drejtim”, ka thënë Popov.
Megjithatë, nga burime në qarqet diplomatike dje gazeta serbe “Blic”, ka mësuar se nuk është herët që Serbisë t’i bëhet kërkesë që të lejojë pranimin e Kosovës në OKB, pasi Perëndimi dëshiron që çështja e Kosovës të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, shkaku i zonave të nxehta në Ukrainë dhe problemet me Rusinë.
