”Në shtator të vitit 1998 këtu filloi punën zyra e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Z. ADEM DEMAÇI”. Kështu shkruan në pllakën, e cila u përurua sot, pranë ish-zyrës politike të UÇK-së, nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Zyra politike e UÇK-së ishte vendosur gjatë kohës së luftës në shtëpinë e Avdi Paçaradës, në lagjen Tophane, të cilën e ka udhëhequr simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaçi.
Të pranishëm në përurimin e kësaj pllake ishin anëtari i VV-së Albin Kurti,dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

